Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një sërë rastesh kriminale, aksidente dhe arrestime të realizuara gjatë ditëve të fundit në disa qytete të vendit.

Në Ohër, SPB ngriti kallëzim penal ndaj O.K. (25) nga Shkupi, nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike. Gjatë një kontrolli në automjetin e tij në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, policia gjeti dhe sekuestroi marihuanë dhe një mjet për grimcimin e saj.

Po ashtu, SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj N.T. (44) nga fshati Vellgosht për ndërtim pa leje, pasi kishte ndërtuar një shtëpi pa dokumentacionin e nevojshëm.

Në një rast tjetër, SPB Ohër ngriti kallëzim penal edhe ndaj M.K. (41) nga Dibra për uzurpim të patundshmërive shtetërore, ndërsa ndaj D.T. (38) nga Shkupi u ngrit kallëzim për posedim të kokainës.

Gjithashtu, SPB Ohër procedoi penalisht edhe R.M. (66) nga Dibra për ndërtim pa leje dhe uzurpim të tokës shtetërore në lokalitetin “Bademi”.

Në Shtip, policia ngriti kallëzim penal ndaj G.P. (52) për lëndim të rëndë trupor, ndërsa ndaj J.S. (67) nga Koçani për dhunë ndaj një të mituri.

Një rast serioz është regjistruar edhe në Prilep, ku Departamenti për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së ngriti kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor për zbulim të sekretit zyrtar, pasi dyshohet se kishte shpërndarë informacione konfidenciale nga një procedurë parahetimore.

Në Gostivar, më 23 qershor në orën 02:10, policia arrestoi S.S. (25), pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura përkatëse.

Një aksident me pasojë vdekjeje ndodhi në Veles, ku një kamion “Volvo” goditi për vdekje këmbësorin O.Gj. (54). Shoferi është privuar nga liria, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Në Prilep, një vajzë 16-vjeçare pësoi lëndime të rënda pasi u përfshi në një aksident me trotinet elektrik dhe një automjet “Volkswagen Passat”.

Ndërkohë, në Koçan dhe Kriva Pallankë janë regjistruar dy raste të lëndimeve në vendin e punës, ku punonjësit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas aksidenteve të ndodhura gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Në Shkup, policia arrestoi V.S. (35) në zonën e Gazi Babës pasi iu gjet marihuanë. Gjithashtu janë raportuar disa sulme fizike, përfshirë raste ndaj të miturve dhe qytetarëve në Gazi Babë, Trubarevë dhe Shuto Orizare.

Një zjarr ka shpërthyer në një objekt tregtar në Gjevgjeli, ku gjatë intervenimit një zjarrfikës ka pësuar probleme nga thithja e tymit dhe është trajtuar në spital.

Po ashtu, në orët e para të mëngjesit në fshatin Batincë të Shkupit është djegur një automjet i tipit “Volkswagen Golf”, ndërsa policia po heton shkaqet e zjarrit.

Të gjitha rastet po hetohen nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave. Raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume