Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Prej tyre, 13 kanë vozitur pa patentë shoferi (dy të mitur), ndërsa dy persona kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.

“Gjashtë persona në Shkup (njëri i mitur) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy persona në Manastir (njëri i mitur), si dhe nga një person në Dellçevë, Shtip, Kumanovë, Negotinë dhe Makedonski Brod kanë vozitur pa patentë shoferi. Ndërkaq, nga një person në Shkup dhe në Veles kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit”, thanë nga MPB.

MPB thekson se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashrohen kallëzime penale përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume