Kur kryetari ynë Dr Arben Taravari kërkon garanci të qarta për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe për votimin e ndryshimeve kushtetuese, ai nuk kërkon poste, privilegje apo pazare politike. Ai kërkon siguri për qytetarët, perspektivë për të rinjtë dhe një rrugë të qartë evropiane për vendin.

Këtë kërkesë e kanë bërë të qartë edhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Ndryshimet kushtetuese janë kushti kyç për zhbllokimin e procesit. Por qeveria, dhe sidomos VLEN-i që premtoi se integrimi evropian do të ishte prioritet, sot hesht përballë bllokadës dhe qëndron në pushtet pa garanci, pa rezultat dhe pa përgjegjësi.

Maqedonia e Veriut, dikur ndër vendet e para në rajon me status kandidat, sot po sheh si Mali i Zi dhe Shqipëria ecin përpara, ndërsa ne mbetemi peng i kalkulimeve politike. Çdo vit i humbur do të thotë më pak investime, standard më i ulët dhe më shumë të rinj që Evropën e kërkojnë duke braktisur vendin.

Kjo ngecje nuk është fatkeqësi. Është zgjedhje politike. Dhe për këtë zgjedhje, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume