Në SPB Shkup është raportuar se të enjten rreth orës 15:30, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, pas një keqkuptimi paraprak në trafik, është prishur rendi dhe qetësia publike nga një përleshje fizike midis 30-vjeçares M.Gj. nga njëra anë, dhe 51-vjeçares A.D. e 21-vjeçares S.J. nga ana tjetër, të gjitha nga Shkupi.

Nga policia e Shkupit thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume