Që nga dita e mërkurë, pas reshjeve intensive të shiut në qytetin e Shkupit, në lagjen Gazi Babë po përballemi me një problem serioz me kanalizimin, i cili vazhdimisht kthen ujërat e zeza. Ky problem vazhdon ende edhe sot dhe situata nuk është zgjidhur.

Rasti është paraqitur pranë Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, si dhe në Komunën e Çairit, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë reagim konkret nga institucionet përkatëse.

Duke marrë parasysh temperaturat e larta, kjo gjendje paraqet rrezik serioz për shëndetin e banorëve dhe mund të shkaktojë përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Materialet video që dëshmojnë gjendjen aktuale mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://drive.google.com/file/d/1RDJQeRrSQef4blsgyOX4YOJQZt97QVuR/view

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume