Më 05.07.2026 në ora 23:35 në SPB Tetovë, personi S.A. (41) dhe vëllai i tij S.A. (42), të dy nga rrethina e Tetovës, kanë denoncuar se rreth orës 21:00, derisa S.A. (41) po qëndronte në një objekt hotelierik në Tetovë, në telefon i ka thirrur D.I. (37) nga Tetova dhe i ka kërkuar para, duke i drejtuar kërcënime. Më pas, S.A. (41), S.A. (42) dhe D.I. janë takuar në rrugën “120”, pas së cilës ka pasur një përleshje fizike, ndërsa D.I. ka nxjerrë një thikë dhe u ka shkaktuar lëndime dy personave S.A. (41) si dhe S.A. (42). Pas ngjarjes, D.I. (37) është paraqitur vetë në Stacionin Policor Tetovë, pas së cilës është ndaluar për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume