Tetovasot – Një 46-vjeçar nga Shkupi është arrestuar në fshatin Siriçinë të Tetovës pasi drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalesë aktive për drejtim mjeti. Tetovasot mëson se ai u ndalua nga policia e Jegunocit, ndërsa automjeti “Ford” me targa të Shkupit u konfiskua për procedurë të mëtejshme. Tetovasot raporton se pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.