Tetovasot – Një punonjës i Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur gjatë kryerjes së detyrës në rrugën “Bllagoja Toska”, pranë një objekti hotelierik. Tetovasot raporton se policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.