Një tjetër emër shqiptar po ngjitet në majat e suksesit ndërkombëtar. Jon Abdullahi, vetëm 15 vjeç, nga fshati Sllatinë i Tetovës, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare të STEM-it, duke u renditur mes nxënësve më të mirë në botë, raporton Tetovasot.

Në një garë ku morën pjesë mbi 2.000 nxënës nga 54 shtete, Joni dëshmoi talentin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë, programimit dhe inteligjencës artificiale, duke fituar plot tre medalje.

Rezultatet e tij janë mbresëlënëse:

Vendi i Parë në Botë në kategorinë AI Prompt Engineering
Medalja e Artë në Programim (Coding)
Medalja e Bronzit në Science

Siç raporton Tetovasot, ky sukses e rendit Jon Abdullahin ndër talentet më premtues të brezit të ri në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke ngritur lart emrin e Sllatinës, Tetovës dhe të gjithë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Pas këtij rezultati qëndrojnë vite pune, përkushtimi dhe dashuria e tij për programimin, inteligjencën artificiale dhe shkencën. Edhe pse vetëm 15 vjeç, Joni tashmë konsiderohet një prej talenteve më të spikatura shqiptare në disiplinat STEM.

Tetovasot i uron Jon Abdullahit suksese edhe më të mëdha në garat ndërkombëtare dhe rrugëtimin e tij drejt majave të teknologjisë botërore. Ky është një sukses që frymëzon të gjithë të rinjtë shqiptarë se me dije, punë dhe përkushtim mund të arrihet çdo majë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume