Tetovasot – Një 60-vjeçar nga fshati Vratnicë është arrestuar në Tetovë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi, raporton Tetovasot.
Policia ndaloi automjetin “Opel” me targa të Tetovës në rrugën “Iliria”, ku gjatë kontrollit u konstatua se drejtuesi nuk posedonte leje drejtimi, raporton Tetovasot.
Personi u privua nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti u konfiskua. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.