Tetovasot – Një 63-vjeçar është arrestuar në Gostivar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 14-vjeçar, raporton Tetovasot.

Rasti është denoncuar nga babai i të miturit, i cili ka deklaruar se djali i tij u sulmua në rrugën “Balindoll” nga fqinji i tyre, raporton Tetovasot.

Pak orë pas denoncimit, policia e privoi nga liria të dyshuarin dhe pas dokumentimit të rastit do të ndërmerren procedurat ligjore, raporton Tetovasot.