Një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, është dënuar me 3 vite e 3 muaj burg për keqtrajtim në familje dhe plagosje, pasi u shpall fajtor për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij shqiptare dhe dy fëmijëve të saj, transmeton Pa Censurë.

Vendimi u dha nga Seksioni i Parë Penal i Gjykatës, e cila vendosi gjithashtu ndalimin e të dënuarit nga ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite. Gjykata caktoi edhe një dëmshpërblim paraprak prej 25 mijë eurosh për gruan dhe djalin e saj të mitur, si dhe 10 mijë euro për vajzën madhore. Prokuroria kishte kërkuar një dënim më të lartë, prej 6 vitesh burg.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume