DOGANAT E MAQEDONISË SË VERIUT DHE KROACISË KRIJOJNË NJË PLATFORMË TË PËRBASHKËT BASHKËPUNIMI ME KOMUNITETIN E BIZNESIT – NGA LEHTËSIMI I TREGTISË DREJT RRITJES SË SHKËMBIMIT TREGTAR

Drejtoritë e Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë po krijojnë një platformë të përbashkët bashkëpunimi me komunitetin e biznesit, e cila do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve informon Tetovasot. Ky ishte epilogu i i takimit të sotëm të zhvilluar në Kroaci në nivel të lartë ndërmjet delegacioneve të të dyja vendeve, të udhëhequra nga drejtorët e Doganave, Boban Nikollovski dhe Mario Demiroviq, ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të transportuesve.

Në takim, të dy delegacionet diskutuan për sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit, si dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre përmes thjeshtimit të procedurave doganore, zbatimit të zgjidhjeve moderne dhe digjitalizimit të mëtejshëm të proceseve. Gjithashtu u diskutua për mundësinë e trajtimit prioritar përmes avancimit të konceptit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar.

“Me këtë takim dërgojmë edhe një mesazh të fuqishëm: se institucionet janë vërtet në shërbim të ekonomisë. Kufijtë duhet të jenë vende të kontrollit të rrezikut dhe jo pengesa për tregtinë e ligjshme. Drejtoritë e Doganave të rajonit dhe të Bashkimit Evropian mund të punojnë si partnerë të vërtetë në interes të ekonomisë, konkurrencës dhe integrimit të tregjeve tona. Këtë nismë do ta shndërrojmë në bashkëpunim konkret operacional, i cili duhet të sjellë rezultate të matshme për operatorët ekonomikë, kompanitë, transportuesit dhe qytetarët e të dyja vendeve”, theksoi drejtori Boban Nikollovski.

Qëllimi ynë është të ndërtojmë një marrëdhënie partneriteti me komunitetin e biznesit të të dy vendeve, bazuar në besim, transparencë dhe komunikim të vazhdueshëm, ndërsa takimi i sotëm paraqet një bazë të shkëlqyer për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi efikas ndërmjet dy Drejtorive do të jetë themeli për zhvillimin e ekonomive të të dy vendeve”, deklaroi Demiroviq.

Përfaqësuesit e ekspertëve nga Oda ekonomike, Unioni i Odave Ekonomike dhe Shoqata e transportuesve “Makam- trans” nga Maqedonia e Veriut, e mirëpritën nismën e përbashkët, duke theksuar se ky është takimi i parë I këtij lloji dhe është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm me institucionet
si një faktor kyç në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume