Kreu i VMRO-DPMNE-së dhe ai i Partisë Demokratike të Turqve, Hristijan Mickoski dhe Zylfiqar Zejnulla, nënshkruan marrëveshje koalicioni. Me këtë, siç deklaroi Mickoski, koalicioni i VMRO-DPMNE-së do të ketë 59 deputetë në Kuvend. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, deputeti Bejxhan Iljas nga kjo parti u zgjodh deputet në Kuvend si pjesë e “Frontit Evropian” të udhëhequr nga BDI-ja. Ai tani do të largohet nga ky koalicion. Mickoski njëkohësisht konfirmoi se Partia Demokratike e Turqve do të përfshihet edhe në pushtetin ekzekutiv me një post ministror, i cili do të merret vesh me rikonstruimin e kabinetit qeveritar.

{Shumica parlamentare vazhdon të konsolidohet, praktikisht PDTM-ja nga sot është pjesë përbërëse e koalicionit, si pjesë e koalicionit të brendshëm të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë. Me këtë, shumica parlamentare merr edhe një deputet shtesë, ndërsa grupi parlamentar i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në Parlamentin e Maqedonisë do të numërojë 59 deputetë”, tha Mickoski.

“Në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, në periudhën e ardhshme PDTM-ja do të ketë përfaqësuesit e saj edhe në pozita të tjera përgjegjëse në institucionet shtetërore. Do të jemi partnerë konstruktivë dhe të përgjegjshëm të Qeverisë, duke punuar në interes të komunitetit turk, por edhe të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Zejnula.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume