Më 10 korrik 2026, rreth orës 15:00, në autostradën “Miqësia”, pranë fshatit Miletkovë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë të SPB Strumicë – OVR Gjevgjeli kanë privuar nga liria shtetasin turk J.Ç. (46).
Gjatë kontrollit të trafikut me radar, policia konstatoi se ai po drejtonte një automjet të tipit Mercedes me targa gjermane me shpejtësi prej 203 km/h, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/h.
Të ngjajshme
26-vjeçari nga Belgjika niset me biçikletë drejt Qabes, udhëtimin ia kushton nënës së ndjerë dhe jetimëve
Ai u përjashtua nga komunikacioni, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë. Ndaj tij është paraqitur kallëzimi përkatës.