Tetova po ndryshon me projekte dhe investime konkrete që qytetarët i shohin dhe i ndjejnë çdo ditë. Ajo që për vite me radhë mbeti vetëm premtim, sot po bëhet realitet falë qeverisjes ku VLEN është pjesë e vendimmarrjes.

Promovimi i rikonstruimit të rrugës “Shtipi”, nga ana e kryetarit të komunë së Tetovës, Bilall Kasami dhe zëvendësministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri është një tjetër dëshmi se zhvillimi nuk bëhet me fjalë, por me vepra.

Me një investim prej mbi 17.5 milionë denarësh u realizua rikonstruimi i plotë i rrugës, kanalizimi atmosferik, trotuaret, ndriçimi publik dhe sinjalistika, duke përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e jetës për banorët.

Në vetëm dy vite të qeverisjes sonë janë siguruar mbi 7 milionë euro për 29 projekte infrastrukturore në komunën e Tetovës me në krye Bilall Kasamin.

Kjo është dëshmi e qartë se kur ka vullnet politik dhe përgjegjësi, projektet realizohen dhe qytetarët përfitojnë.

VLEN nuk merret me propagandë dhe premtime boshe. Ne sjellim investime, zhvillim dhe rezultate konkrete në çdo komunë ku jetojnë qytetarët tanë.

Me VLEN, puna shihet në terren.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume