Shkup, 11 korrik – Janë publikuar pesë thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit mbi tre hektarë, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Më këtë e përmbushëm edhe një premtim, vazhdojmë me politikat për vënien në funksion të çdo hektari të tokës buqkësore në dobi të bujkut”, theksoi ministri.

Në kuadër të Thirrjes publike nr. 01/26, e cila i përfshin rajonet Manastir dhe Prilep, shtoi ai, pas rreth 20 viteve prioritet gjatë ndarjes do të kenë blegtorët, me qëllim të zhvillimit të blegtorisë si një prej degëve më të rëndësishme në bujqësi.

“Të gjithë bujqit e intereesuar mund të informohen për kushtet në njësitë rajonale të Ministrisë. Së bashku krijojmë bujqësi më të fuqishme dhe më të qëndrueshme”, theksoi Tripunovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume