Policia e Tetovës ka arrestuar tre persona gjatë kontrolleve në komunikacion për shkelje të rënda të Ligjit për Sigurinë në Trafik.

Në Grupçin u arrestua L.D. (21) nga Larca, i cili drejtonte një automjet pa patentë shoferi.

Në rrugën “Iliria” u arrestua A.R. (22) nga Poroji, pasi drejtonte një motoçikletë pa patentë.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit në Tetovë u arrestua E.T. (22) nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin edhe pse kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike.

Të tre janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjetet janë sekuestruar përkohësisht. Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë kallëzimet përkatëse penale.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume