Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar kryesisht nga drejtimi verior. Përgjatë Vardarit era do të arrijë shpejtësi prej 50 km/h.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 34 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të bie në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 30 gradë.
Të martën moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar kryesisht nga drejtimi verior. Përgjatë Vardarit era do të arrijë shpejtësi prej 50 km/h. Të mërkurën, në orët e pasdites, do të ketë kushte për shi lokal dhe bubullima.