GOSTIVAR – Një 56-vjeçar nga Gostivari është arrestuar dy herë brenda së njëjtës ditë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas SPB Tetovë, më 12 korrik rreth orës 10:45, Gj.R. u ndalua nga policia në Galiçnik pasi u soll në mënyrë agresive gjatë manifestimit tradicional “Dasma e Galiçnikut”.
Po atë ditë, rreth orës 20:40, ai u arrestua sërish në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pasi përsëri kishte prishur rendin publik. Testi i alkoolit tregoi se ai kishte 1.75 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen parashtresat përkatëse.Tetovasot