Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara në Paris me rastin e 14 Korrikut – Ditës Kombëtare të Republikës Franceze, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Pjesëmarrja në këtë ceremoni përfaqëson një dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe partneritetit të ngushtë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Franceze.

Me këtë rast, ministri Sali shprehu urimet e tij për popullin francez, duke theksuar se 14 Korriku është simbol i lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane, të cilat përbëjnë themelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, si dhe për partneritetin e fortë politik dhe bashkëpunimin dypalësh që vazhdon të zhvillohet në shumë fusha me interes të përbashkët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume