Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare në disa zona lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm, me reshje shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri 39 gradë Celsius.
Në Shkup, gjithashtu, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në disa pjesë të luginës së Shkupit do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm, me reshje shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë.
Edhe në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm, me reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Veçanërisht nxehtë do të jetë të premten dhe gjatë fundjavës, kur temperaturat në të gjitha zonat do të jenë mbi 32 gradë.