E reja nga komuna e Likovës, Ferdeze Jahiu, luftoi guximshëm, por humbi betejën me sëmundjen e rëndë, duke lënë pas vete në pikëllim bashkëshorti, fëmijët e saj, familjarët.

Lajmin e kanë bë të ditur shoqet e saj:

“Tek Allahu jemi , Tek Ai Do Kthehemi
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shoqes sonë Ferdeze Jahiu

Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë, t’ia falë gjynahet, t’ia ndriçojë varrin dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit Firdeus. 🤲

” ”
Allahu i dhëntë sabër dhe forcë familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën.

Do të të kujtojmë gjithmonë në lutjet tona. Allahu të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet. Amin.”, kanë shkruar ato.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume