Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kiev të Ukrainës. Së bashku me liderë të tjerë evropianë, ai ka nderuar kujtimin e të gjithë atyre që kanë humbur jetën si pasojë e agresionit rus kundër Ukrainës.
“Në Kiev, së bashku me liderët evropianë, nderuam kujtimin e të gjithë atyre që kanë humbur jetën si pasojë e agresionit rus kundër Ukrainës.
Ky akt simbolizon solidaritetin tonë të palëkundur me popullin ukrainas dhe mbështetjen për lirinë, sovranitetin dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës dhe të kontribuojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, si dhe për një Evropë më të sigurt dhe më të bashkuar.”, ka shkruar ai. (INA)