Në Çarshinë e Vjetër u mbajt edicioni i 21-të i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë”, një manifestim që mblodhi ansamble folklorike nga disa vende dhe solli në Shkup pasurinë e traditave, muzikës dhe valleve popullore.
Në emër të Komunës së Çairit, Kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, përshëndeti organizatorët dhe ansamblet pjesëmarrëse, duke vlerësuar rolin e festivalit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e miqësisë ndërmjet popujve.
Me një traditë 21-vjeçare, “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” vazhdojnë të jenë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të verës në Shkup, duke e shndërruar Çarshinë e Vjetër në një hapësirë ku takohen kultura, tradita dhe folklori nga vende të ndryshme të botës.




