Emad Mehmeti dënon kërcënimet ndaj Rami Mislimit: Ta kërcënosh me fëmijën duhet të jesh një vazal i përdorshëm politik, që e mendon veten ‘Betmen’, e në fakt mund të jetë vetëm një lodër e ‘AliExpress’
Gazetari Emad Mehmeti ka reaguar publikisht ndaj kërcënimeve të pretenduara ndaj Rami Mislimit, duke dënuar ashpër përfshirjen e familjes dhe veçanërisht të fëmijëve në përplasjet politike apo personale.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Mehmeti thekson se, ndonëse nuk pajtohet me shumë prej qëndrimeve të Mislimit, kërcënimet që prekin familjen janë të papranueshme.
“Me Rami Mislimin nuk pajtohem me shumëçka, por të shkosh ta kërcënosh me fëmijën duhet të jesh një vazal i përdorshëm politik, që e mendon veten ‘Betmen’, e në fakt mund të jetë vetëm një lodër e ‘AliExpress’.”, ka shkruar Mehmeti.
Reagimi i gazetarit vjen në një kohë kur gjuha e urrejtjes dhe tensionet në rrjetet sociale vazhdojnë të ngjallin debat, ndërsa ai bën thirrje që kufijtë e etikës dhe të dinjitetit të respektohen, duke mos përfshirë familjarët në konfliktet politike apo personale.