Lindim Etemi-Struga Ekspres
Dënojmë me vendosmëri çdo kërcënim apo formë presioni të ushtruar ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre. Sulmet ndaj përfaqësuesve të medias nuk janë vetëm cenim i sigurisë personale, por edhe goditje ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës për informim dhe vlerave demokratike.
Presim që institucionet kompetente të veprojnë me urgjencë, të zbardhin plotësisht rastin dhe të ndërmarrin të gjitha masat ligjore ndaj kujtdo që qëndron pas këtyre kërcënimeve. Askush nuk duhet të ndihet mbi ligjin dhe asnjë gazetar nuk duhet të ushtrojë profesionin nën frikë apo presion.
Liria e medias është një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike. Çdo tentativë për të frikësuar apo heshtur gazetarët përmes kërcënimeve është e papranueshme dhe duhet të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë.
Shprehim solidaritetin tonë me gazetarin Rami Mislimi dhe familjen e tij, duke besuar se institucionet do të veprojnë me profesionalizëm, pa vonesa dhe pa asnjë lloj selektiviteti.
Mbrojtja e gazetarëve është mbrojtje e së drejtës së qytetarëve për t’u informuar lirshëm. Prandaj, kërkojmë drejtësi, përgjegjësi dhe veprim të menjëhershëm.
