Kërcënimi ndaj një gazetari është kërcënim ndaj të drejtës së publikut për t’u informuar

Televizioni Globi dënon fuqishëm kërcënimin e bërë ndaj kolegut gazetar Rami Mislimi. Çdo kërcënim, presion apo tentativë për të frikësuar gazetarët është i papranueshëm dhe përbën sulm ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim.

Fjala e lirë nuk mund të heshtet me kërcënime. Gazetarët duhet të kenë mundësinë ta ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të lirë, të pavarur dhe të sigurt, pa u përballur me intimidime për shkak të punës së tyre.

Televizioni Globi u bën thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë me urgjencë këtë rast, të identifikojnë autorët dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar sigurinë e kolegut Rami Mislimi, si dhe mbrojtjen e lirisë së medias.