Artin Spahiu ka reaguar publikisht pas pretendimeve për kërcënimin ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke dënuar ashpër çdo përfshirje të familjarëve dhe, në veçanti, të fëmijëve në përplasjet politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu theksoi Albi Qamili e ka kërcënuar gazetarin Rami Mislimi dhe e ka fyer vajzën e tij 2-vjeçare. Ai thekson se kërcënimet nuk e impresionojnë, por e cilëson të papranueshme përfshirjen e një fëmije në një konflikt të tillë.

“Të shash një fëmijë 2-vjeçar nuk është më politikë, as debat e as konflikt. Kjo është varfëri morale dhe falimentim njerëzor”, shkruan Spahiu.

Ai shton se burrëria nuk dëshmohet me kërcënime ndaj gazetarëve apo me fyerje ndaj fëmijëve, duke i cilësuar veprime të tilla si “trimëri frikacakësh”.

Postimi i plote:

Albi Qamili e paska kërcënuar Rami Mislimin dhe e paska sharë në vajzën e tij 2-vjeçare!
Për kërcënimin nuk çaj shumë kokën. Nuk besoj kurrë në trimërinë prej kartoni të vasalëve. Ata zakonisht bëhen “trima” vetëm kur mendojnë se kanë pushtetin pas shpine, ose ka qenë në prani të VMRO-së dhe ka dashur të tregojë “heroizëm”.
Por të shash një fëmijë 2-vjeçar? Kjo nuk është më politikë, as debat e as konflikt. Kjo është varfëri morale dhe falimentim njerëzor. Kur arrin në atë pikë sa ta përdorësh një fëmijë për të shfryrë mllefin tënd, ke humbur betejën me veten shumë kohë më parë.
Nuk e di çfarë dekorate presin këta “bebilusha” të VLEN-it për këtë lloj heroizmi nga oadronët e tyre të VMRO-së, por një gjë është e sigurt: burrëria nuk matet me kërcënime ndaj gazetarëve e as me sharje ndaj fëmijëve. Kjo është vetëm trimëri frikacakësh, që fryhet me pushtet dhe shfryhet sapo përballet me përgjegjësi.
Turp…!

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume