Gazetarja dhe analistja Anita Latifi ka reaguar ashpër pas pretendimeve për kërcënime ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke dënuar veçanërisht çdo përfshirje të fëmijëve në konflikte apo përplasje publike.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Latifi shtron pyetje mbi sjelljen e personave që, sipas saj, besojnë se një “pushtet imagjinar” mund t’i frikësojë të tjerët.

“Në çfarë filmash duhet të jesh që të besosh se pushteti yt imagjinar e tremb dikënd?! Sa i frustruar duhet të jesh t’i shajsh dikujt vajzën 2 vjeçe?!”, ka shkruar Latifi.

Ajo e ka cilësuar një veprim të tillë si të papranueshëm, duke përdorur shprehje të forta kritikuese dhe duke bërë thirrje që raste të tilla të mos zgjidhen vetëm përmes tolerimit shoqëror.

Në fund të reagimit të saj, Latifi i është drejtuar gazetarit Rami Mislimi me mesazhin që të mos pranojë zgjidhje informale pa një epilog institucional.