Seladin Xhezairi reagon ndaj kërcënimeve të Rami Mislimit: Edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit i ka mbrojtur fëmijët, ata janë të paprekshëm
Gazetari dhe analisti Seladin Xhezairi ka reaguar pas debatit të krijuar lidhur me pretendimet për sulme dhe kërcënime ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke theksuar se fëmijët nuk duhet të përfshihen në asnjë konflikt.
Në një reagim të publikuar, Xhezairi ka sjellë në vëmendje edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke nënvizuar se edhe në normat tradicionale shqiptare fëmijët konsideroheshin të paprekshëm.
“Edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit fëmijët janë të paprekshëm!”, ka shkruar Xhezairi, duke e lidhur reagimin e tij me zhvillimet e fundit rreth rastit të Rami Mislimit.
Sipas tij, përfshirja e fëmijëve në përplasje apo konflikte është një tejkalim i çdo norme morale dhe njerëzore.