Arta Bilalli-Zendeli dënon ashpër kërcënimet ndaj familjes së Rami Mislimit: “Degutant të përmendet në kërcënime një vajzë 2-vjeçare. Keq… shumë keq!”
Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli, ka reaguar pas pretendimeve për kërcënime ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke dënuar ashpër gjuhën e përdorur dhe përfshirjen e një fëmije të mitur në këtë rast.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bilalli-Zendeli e ka cilësuar si degutant faktin që urrejtja, sipas saj, ka arritur deri në përmendjen e një vajze 2-vjeçare.
“Degutant fjalori në të cilin urrejtja arrin deri në përmendjen e një vajze dyvjeçare duke drejtuar kërcënime drejt saj! Keq… shumë keq!”, ka shkruar Arta Bilalli-Zendeli.
Reagimi i zëdhënëses së BDI-së i bashkohet reagimeve të shumta publike që kanë dënuar çdo formë kërcënimi ndaj gazetarëve dhe përfshirjen e familjarëve, veçanërisht të fëmijëve, në përplasjet publike.