Aktori i njohur nga Tetova, Xhevdet Jashari, ka reaguar publikisht pas pretendimeve për kërcënime ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke shprehur mbështetje për të dhe duke kërkuar që rasti të trajtohet nga institucionet e drejtësisë.

Në postimin e tij të parë pas rikthimit në rrjetet sociale, Jashari ka dënuar ashpër çdo përfshirje të fëmijëve në kërcënime apo konflikte, duke e cilësuar një veprim të tillë si një pikë të rëndë për shoqërinë.

“Kjo është kulmi i pisllëkut në shoqërinë tonë. Krejt ne që shohim ‘sehir’, mos mendoni se e kemi larg. 90 për qind e shoqërisë sonë kemi fëmijë. A jeni dridhur pak vetëm kur e keni parë apo lexuar si ngjarje?”, ka shkruar Jashari.

Ai i ka bërë thirrje gazetarit Rami Mislimi të qëndrojë i qetë dhe të mos pranojë zgjidhje jashtë rrugëve institucionale, duke theksuar se raste të tilla duhet të trajtohen nga drejtësia.

“Kjo duhet të trajtohet në gjykatë dhe të marrë dënimin e merituar. Ti sot, unë nesër, të gjithë pasnesër”, ka shkruar aktori.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume