“Përfaqësim më jokualitativ në qeveri dhe ndikim më të vogël se sot, shqiptarët s’kanë patur që nga vitet nëntëdhjeta”, ka thënë kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dr.Arben Taravari, duke fol për gjendjen e tanishme të qeverisë.
Sipas Taravarit, publiku nuk i njeh fare njerëzit që drejtojnë institucionet shtetërore.
“Bëni një anketë, kërkoni nga qytetarët t’i thonë emrat e dy ministrave shqiptarë në Qeveri! Ju garantoj se 70-80 përqind e qytetarëve, do t’ju thonë se nuk i njohin se kush janë, sepse janë totalisht anonimë”, ka thënë zoti Taravari, duke shtuar se “ish-ministrat shqiptarë të qeverive të mëparshme, ishin me autoritet”, ndryshe nga këta të sotmit, që sipas kreut të ASh-së, “janë plotësisht të çorientuar” në sektorët ku veprojnë.
“Ka ministra të cilët absolutisht nuk e dinë se çfarë ndodhë në ministritë që i drejtojnë. Ky është ndikimi më i vogël që e kanë në ndërtimin e politikave të përgjithshëm në shtet”, është shprehur i prerë zoti Taravari, për “vestimak.mk’, transmeton gazeta Lajm