Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për ndërtimin e Kullës së Sahatit, një projekt që, sipas tij, synon të rikthejë në kujtesën e qytetit një nga simbolet më të rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë kulturore informon Tetovasot.

Kasami njoftoi se në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, si dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit, Aleksandar Jordanoski.

“Sot shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë, një projekt që e rikthen në kujtesën e qytetit një simbol të rëndësishëm të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore”, ka shkruar Kasami.

Ai theksoi se qytetet nuk ndërtohen vetëm me infrastrukturë, por edhe me ruajtjen e identitetit historik.

“Qytetet nuk ndërtohen vetëm me rrugë dhe objekte. Ato ruhen edhe përmes kujtesës, simboleve dhe respektit ndaj historisë. Kulla e Sahatit do të jetë një urë mes Tetovës së dikurshme dhe Tetovës që po ndërtojmë sot”, u shpreh Kasami. Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume