Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tetovë, ku një i mitur që po drejtonte një motor elektrik është goditur nga një veturë në rreth-rrotullimin te “Mema”, shkruan Tema.mk.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka mbërritur menjëherë dhe i ka ofruar ndihmën e parë të miturit, i cili më pas është transportuar për trajtim mjekësor. Për më shumë informacione, pritet gjatë ditës./Tema.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume