Sjellja e egër e lojtarëve dhe trajnerëve të Argjentinës ka shënuar pasojat pas finales së Kupës së Botës. Spanja fitoi 1-0 pas kohës shtesë me një gol nga Ferran Torres, por festimi i merituar i kampionëve të rinj të botës u eklipsua nga sulmet e ashpra verbale dhe fizike nga argjentinasit ndaj ekipit spanjoll.
MARKETING
Së pari, Leandro Paredes vrapoi drejt Eric Garcias, e goditi me grusht në qafë dhe e hodhi përtokë. Kur mesfushori spanjoll Gavi u hodh për të mbrojtur shokun e tij të skuadrës, Paredes e sulmoi edhe atë, e goditi me grusht dhe e hodhi përtokë në një lëvizje mundjeje.
Thiago Almada iu bashkua sulmit ndaj Gavit, duke e tërhequr dhe duke e ndihmuar Paredes ta rrëzonte përtokë. Të dy lojtarët e goditën me shqelma gjatë këtij procesi.
Paredes u ndëshkua menjëherë me karton të kuq pas ndeshjes për këtë dhunë të tmerrshme, por iu hoq kartoni. Nahuel Molina është gjithashtu nën hetim pasi kamerat e kapën duke goditur me grusht në stomak kapitenin e Spanjës, Rodrin, mes kaosit të përgjithshëm.
Gjithashtu, ka pamje të Roberto Ayala, mbrojtësit legjendar argjentinas dhe ndihmës trajnerit të Lionel Scaloni, duke goditur Dani Olmon. FIFA ka nisur një hetim ndaj argjentinasve, të cilët përballen me dënime të rënda.
Megjithatë, Gavi nuk mendon se ata duhet të ndëshkohen. Edhe pse vuajti shumë në përplasjen me ta.
“Nuk mendoj se lojtarët e Argjentinës duhet të pezullohen. E kuptoj që ajo që bënë nuk është një shembull i mirë për fëmijët, por futbolli gjithmonë ka pasur një anë agresive”.
“E konsideroj gjithçka që ndodhi pas finales si pjesë të futbollit”, përfundoi mesfushori spanjoll.