Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti në takim Sekretarin e Shtetit për Bashkimin Evropian të Mbretërisë së Spanjës, Fernando Mariano Sampedro Marcos, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për avancimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zbatimin e Agjendës së Reformave, si dhe zhvillimet aktuale në kuadër të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ministri Sali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës ndaj perspektivës evropiane të vendit, duke theksuar se ruajtja e kredibilitetit të procesit të zgjerimit është me rëndësi strategjike jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Bashkëbiseduesit riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbështetje të agjendës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume