Të paktën dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në rajonin e Dnipropetrovskit, në Ukrainë.

MARKETING

Guvernatori i rajonit, Oleksandr Khanza, bëri të ditur se forcat ruse kryen afro 50 sulme në pesë zona të ndryshme, duke përdorur dronë, bomba ajrore dhe artileri.

Sipas autoriteteve lokale, dy viktimat u regjistruan pranë qytetit të Nikopolit, i cili ndodhet përballë centralit bërthamor të Zaporizhias, të kontrolluar nga Rusia, dhe vazhdon të jetë një nga zonat më të goditura nga bombardimet.

Nga gjashtë të plagosurit, një person ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në zonat e prekura për vlerësimin e dëmeve dhe ofrimin e ndihmës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume