Shkup, 04.11.2026 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës së Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Irena Gecova, ku u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës, veçanërisht në fushat e menaxhimit të mbeturinave, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe kontrollit të ndotjes industriale.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe për rolin aktiv të Ambasadës Çeke në Shkup në nxitjen e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të njohurive dhe realizimit të aktiviteteve konkrete me interes të përbashkët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume