Një kamion i Kryqit të Kuq Gjerman dhe një motoçikletë me dy persona u përplasën në një rrugë rurale në landin e Rheinland-Pfalz. Aksidenti ndodhi pranë hyrjes së një qendre të Kryqit të Kuq.

Sipas policisë, kamioni, i cili po vinte nga drejtimi i Notscheid, u përplas me motoçikletën që po lëvizte në drejtim të kundërt. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti 38-vjeçar dhe pasagjerja e tij 33-vjeçare humbën jetën në vendngjarje, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv.

Paraprakisht, policia dyshon se shoferi 35-vjeçar i kamionit po tentonte të kthehej dhe nuk e kishte parë motoçikletën që po vinte përballë. Megjithatë, rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë përcaktuar.

Dy personat në motoçikletë pësuan plagë të rënda. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, ata nuk mundën të mbijetonin. Shoferi i kamionit pësoi shok dhe u transportua në spital për trajtim.

Rruga u mbyll për rreth katër orë për shkak të hetimeve dhe punës së ekipeve të emergjencës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume