Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistë për RTV21 tha se pavarësisht kundërshtimeve brenda partisë, ai po e mendon tërheqjen nga politika, përcjell TV21.

Ahmeti nuk tregoi se kur planifikon ta bëjë këtë veprim, por tha se BDI-ja ka krijuar kuadro të fuqishme, që janë të gatshme për ta udhëhequr partinë.

“Unë mendoj që kjo është çështje që e mendoj personalisht unë. Kur ngacmoj dikë nga bashkëdrejtuesve, bashkëudhëheqësve, thonë: jo-jo-jo, herët është kjo punë për ta menduar. Por unë e mendoj, unë mendoj sepse unë po bëj mbi 45 vjet veprimtari. Nuk është e lehtë jeta e të gjithë neve që kemi punuar kundër regjimit të Jugosllavisë, për këto ditë që i jetojmë sot. Nuk ka qenë e lehtë. Është jetë e frigoriferi, kaloriferi. Prej frigoriferi, nëse e fut trupin në kalorifer, sigurisht që i shkakton telashe organizmit. Jeta jonë e tillë është. Kështu që fundi i fundit, edhe ne duam si qytetarë të rëndomtë t’i përjetojmë ca gjëra, një lëvizje të lirë. Tani unë…shtëpi-seli, shtëpi-seli, aktivitete, kështu që kemi nevojë të jetojmë pak edhe si qytetarë të rëndomtë”, tha Ahmeti në Click të RTV21.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume