Mbi fshatin Bojan ka shpërthyer një zjarr, i cili dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës. Në terren janë angazhuar katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim kanë mbërritur edhe ekipet e zjarrfikësve nga Tetova.

“Nga terreni po koordinojmë drejtpërdrejt të gjitha aktivitetet dhe kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, deklaroi Ali.

Sipas tij, Qendra për Menaxhim me Kriza është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha shërbimet dhe institucionet e angazhuara në terren.

Screenshot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume