Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga operacioni policor i zhvilluar të dielën në Zveçan, ku u arrestua Igor Markoviq, i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe krime të rënda.

Në pamjet e publikuara nga Policia shihen momentet e arrestimit, transmeton Klankosova.tv.

Pas arrestimit, Prokuroria Speciale ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Operacioni u realizua nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Policia ka bërë të ditur se pamjet e publikuara janë materiale zyrtare nga aksioni dhe momenti i arrestimit.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume