Tetovë – Një punonjës i Spitalit Klinik të Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një koleg i tij në parkingun e spitalit, raporton Tetovasot.
Sipas Policisë, më 17.08.2026, rreth orës 09:20, në SPB Tetovë, Z.M. (54) nga Tetova ka denoncuar se pas një mosmarrëveshjeje paraprake është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij me inicialet N.S.
Tetovasot mëson se policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume