Nga 1 shtatori 2026 hyjnë në fuqi rregulla të reja për përdorimin e zonës “Hug & Fly” para terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, njofton TAV Maqedoni.
Drejtuesit e automjeteve do të mund të ndalojnë falas deri në 10 minuta për të lënë ose marrë pasagjerë, por me një ndryshim të rëndësishëm–hyrja falas do të lejohet vetëm një herë brenda një periudhe prej 24 orësh për çdo automjet.
Qasja do të kontrollohet përmes një sistemi për njohjen automatike të targave, i cili do të regjistrojë hyrjen e automjeteve. Nga TAV Maqedoni sqarojnë se rregulli i ri po vendoset me qëllim sigurimin e qarkullimit të pandërprerë të automjeteve dhe një qasje më të sigurt dhe më të lehtë në terminal, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të shtuar të udhëtarëve.
Për ata që kanë nevojë për qëndrim më të gjatë, në dispozicion mbetet parkingu i madh para terminalit. Ai ka 1.200 vende parkimi për automjete dhe gjashtë vende për autobusë dhe është i hapur në çdo kohë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume