Më 05.09.2026, në orën 22:45, gjatë zhvillimit të manifestimit „Rrushi i Tikveshit“ në Kavadar, nëpunës policorë të Seksionit kundër tregtisë së palejuar të drogës pranë SPB Veles, e kanë ndaluar dhe privuar nga liria K.M. (34) nga Kavadari, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë dhe para. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës