Në Shkollën e Mesme Shtetërore "Partenija Zografski" me qendër burimore, mësimdhënësit
tregojnë se është e mundur të gjendet një mënyrë dhe mjet i përshtatshëm komunikimi me
secilin fëmijë, në përputhje me mundësitë e tijë. Sepse të gjithë fëmijët tanë kanë të drejtë të
mësojnë, të dinë dhe të fitojnë aftësi që do t'u shërbejnë në jetë dhe në punë. Fëmijët me
nevoja të kufizuara arsimore kanë potencialin të arrijnë shumë, nëse marrin mbështetje më të
madhe nga familja, shkolla dhe mjedisi në të cilin rriten dhe zhvillohen.
Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, me rastin e shënimit të
Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, duke shtuar se kjo është një mundësi e mirë për
të rritur ndërgjegjësimin për fëmijët dhe personat me dëmtime të dëgjimit.
"Gjuha e shenjave i ndihmon ata të 'dëgjojnë' njëri-tjetrin dhe të 'dëgjojnë' të tjerët. Ua
lehtëson arsimimin. Si ministri, po punojmë në eliminimin e barrierave dhe në bashkëpunim
me shkollat , qendra burimore për sigurinë e materialeve didaktike, teknologjisë ndihmëse
dhe mbështetjes në përdorimin e gjuhës së shenjave. Ofrojmë trajnime të vazhdueshme për
mësimdhënësit për mësimdhënien e gjuhës së shenjave. Sepse nga kjo varet cilësia e arsimit
që do të marrin nxënësit", theksoi Ministrja Janevska.
Maqedonia, si shtet, është nënshkruese e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të
Kufizuara, e cila e obligon atë të respektojë parimet e gjithëpërfshirëse dhe
mosdiskriminimit, si dhe të përfshijë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në sistemin
arsimor, duke e përshtatur atë sipas nevojave individuale.
"Më lejoni të theksoj se si shoqëri ende duhet të punojmë në ndryshimin e qëndrimeve ndaj
personave me aftësi të kufizuara. Rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e tyre, aktivitetet
edukative dhe komunikimi janë mënyra për të luftuar stigmën dhe diskriminimin, të cilat nuk
janë obligim ynë vetëm për shkak të dokumenteve të nënshkruara, por janë detyrë jona
njerëzore ndaj të gjithëve", tha Janevska, duke shtuar se secili prej nesh mund të bëjë një hap
drejt afrimit me personat me dëmtime në dëgjim duke mësuar diçka nga gjuha e shenjave. Në
këtë mënyrë, personat me dëmtime në dëgjim do të ndihen më komod në çdo mjedis ku
lëvizin dhe punojnë.
Përmirësimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe akseueshmëria nuk është vetëm çështje e
institucioneve, por edhe vendim individual.





