Në Kuvend sot u mbajt takim pune me temë „Regjistri i organizatave” – mjet për një Kuvend
të hapur dhe gjithëpërfshirës, kushtuar mundësive për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet
Kuvendit dhe sektorit civil.
Takimin e punës e hapi nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, e cila në fjalën e saj
theksoi se Zvicra, përmes Agjencisë së saj për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në cilësinë e
donatorit, dhe Instituti Kombëtar Demokratik, si zbatues përmes PSP-së, i japin mbështetje
të rëndësishme Kuvendit për realizimin efikas të reformave në drejtim të rritjes së
transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Ajo theksoi se aplikacioni i ri „Regjistri i organizatave” paraqet një platformë të krijuar me
qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit dhe organizatave të
konsoliduara nga sektori joqeveritar, komunitetit akademik, ekspertëve dhe profesionistëve,
me qëllim pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin e organizimit të debateve të suksesshme
publike në Kuvend, si dhe përfshirjen më të madhe të palëve të interesuara në procesin e
miratimit të ligjeve.
U prezantua Regjistri i organizatave, qëllimi, funksionalitetet dhe mundësitë që ofron për
mbështetjen e punës së komisioneve parlamentare. Vëmendje e veçantë iu kushtua
zbatimit të tij praktik në proceset e organizimit të debateve publike dhe përfshirjes së
organizatave përkatëse të shoqërisë civile në punën e Kuvendit.
Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë që ofron Regjistri për lehtësimin e
ndërlidhjes së komisioneve parlamentare me organizatat përkatëse, për mundësitë e
avancimit të mëtejshëm të tij, si dhe për përdorimin më aktiv të Regjistrit nga ana e
kryetarëve të komisioneve dhe të punësuarve në Kuvend.
Takimi përbënte një mundësi për njohjen me aspektet praktike të Regjistrit dhe për
shkëmbimin e propozimeve për përdorimin e tij më efikas në të ardhmen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume