SPB Tetovë ngre kallëzim penal ndaj 41-vjeçarit nga Dobërdolli për dhunë dhe kërcënim me mjet të rrezikshëm
Tetovë – SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.R. (41) nga fshati Dobri Doll, komuna e Vrapçishtit, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “dhunë” dhe “rrezikim me mjet të rrezikshëm”.
Sipas policisë, më 7 qershor 2026, në afërsi të pikëpagesës së Zhelinës, i dyshuari fillimisht e kishte kërcënuar N.Xh., ndërsa më pas e kishte sulmuar me një send druri. Pas dokumentimit të rastit, SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj tij, raporton Tetovasot.